Parregullësitë në zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë bërë që në Kosovë të dalin idetë e para për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet. Presidenti Behgjet Pacolli bëri të ditur fillimin e ndryshimit të ligjit të zgjedhjeve dhe kushtetutës.

Të gjitha subjektet do mblidhen në një tryezë të posacme.

“Në bazë të këtyre ideve ne do ngremë edhe një komision për formulimin e një propozimi, që do të jetë dhe ligji zgjedhor i ardhshëm”, tha Pacolli.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cilësoi si të domosdoshëm ndryshimin e ligjit, duke parë gabimet e regjistruara gjatë procesit të vitit të kaluar.

“Duhet që vetë KQZ të ketë një takim me mësimet e nxëna se ku kanë qenë pengesat dhe ku u konstatuan problemet në zgjedhjet e kaluara. Ne do dalim me mendimin tonë”, deklaroi Daka.

Ndërsa për bisedimet Kosovë-Serbi, presidenti Pacolli tha se asnjëherë nuk do bisedohet për statusin apo integritetin territorial të Kosovës.

Top Channel