Dy ish-drejtues të UCK-së, të akuzuar për tortura ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, kanë hedhur poshtë para trupit gjykues akuzat e ngritura ndaj tyre.

Bëhet fjalë për Sabit Gecin dhe Riza Alijan, emrat e të cilëve përmenden edhe në raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

“Nuk jam fajtor. E hedh poshtë akuzën”, ka deklaruar Geci para trupës së togave të zeza, të kryesuar nga gjyqtari britanik Johnathan Velford Carol.

Geci dhe Alija akuzohen për trajtim cnjerëzor, tortura dhe ushtrim dhune të egër ndaj të burgosurve në dy kampe që ndodheshin në Shqipëri.

Top Channel