Në centralin e goditur, skuadra speciale e zjarrfikësave është e vetmja që i afrohet zonës së rrezatimit radioaktiv.
Me veshjet speciale detyra e tyre duket e thjeshtë, të ftohin strukturën me cdo kusht për të shmangur cdo pasojë që do të ishte katastrofike.
Nëse kalohen mbi 100 mCv, cka do të thotë të kesh bërë 100 radiografi, dëmet e radiokativitetit mund të jenë serioze. Po të kalohen mbi 6000 mCv të thithur në një javë të vetme, mbijetesa është praktikisht e pamundur.
Shpërthimi i madh ndodhi në një prej ndërtesave të centralit bërthamor të Fukushimës ku u zbulua edhe rrjedhje radioaktive. Nëse autoritetet japoneze do të vepronin më shpejtësi, ato do të kishin mundur të minimizonin pasojat në shëndetin e njerëzve.
Cilat janë pasojat e menjëhershme të ekspozimit radioaktiv? Kjo varet nga shkalla e tyre. Nëse nivelet e radioaktivitetit janë të larta pasojat mund të jenë fatale. Nëse janë të ulta mund të shkaktojnë diarre, marrje mendsh, të vjella dhe ethe. Rreziku më i madh mbetet ai afatgjatë, dëmtimi i qelizave të ndryshme dhe shfaqja e sëmundjes së kancerit ku viktimë e pasojave të frikshme mund të jenë edhe brezat e ardhshëm.
Ekspertët thonë se punëtorët dhe skuadrat e ndihmës së shpejtë janë në rrezik serioz nga rrezatimi, ndërsa sugjerojnë evakuimin e banorëve dhe mbajtjen e tyre larg zonës se rrezikut.
Mjafton të kujtojmë shpërthimin e Cernobilit në Ukrainë më 26 prill të 1986. 50 persona vdiqen direkt por mbi 4 mijë njerëz ndërruan jetë me probleme të rënda shëndetësore. Të gjithë zjarrfikësit që shuan flakët në centralin e Cernobilit humbën jetën pak ditë më vonë. Në Fukushima, duke risjellë në kujtesë të kaluarën, supërzjarrfikësit japonezë, janë heronjtë e vërtetë.
Top Channel