Kryeministri Hashim Thaci, deklaroi se bisedimet Prishtinë- Beograd nuk do të përfundojnë me dhënien e ndonjë statusi special për pjesën veriore të Kosovës, por me njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

“Ky dialog do të përfundojë me njohjen pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të përmbyllet me integrimin e Serbisë dhe të Kosovës si dy shtete në NATO dhe BE. Nuk do të ketë në asnjë rrethanë status special, nuk do të ketë ide të tilla”, u shpreh Thaci.

Zoti Thaci iu përgjigj kështu shqetësimeve që kanë lindur se fundi mbi ndonjë cënim të mundshëm të integritetit territorial të vendit.

Kryeministri kosovar i bëri këto komente përpara nisjes se tij drejt Turqisë ku do të marrë pjesë në një samit 2 ditor që zhvillohet në Stamboll.

Top Channel