Tregu i sigurimeve u rrit me 4% në 2010

12/03/2011 08:30

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Elisabeta Gjoni raportoi dje pranë Komisionit të Ekonomisë, në Kuvendin e Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare jobankare gjatë vitit 2010.

Në raport thuhet se, tregu i sigurimeve pati rritje modeste me rreth 4% më shumë se në vitin 2010, ku primet e shkruara bruto arritën në rreth 8.2 miliardë lekë.

Duket se tregu i sigurimeve nuk e ka marrë ende veten nga kriza ekonomike që përfshiu vendin në vitin 2009, periudhë kur mori kthesë negativisht sektori.

Gjatë fjalës së saj, Gjoni përmendi që AMF i ka kushtuar vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore, modernizimit të infrastrukturës teknike kërkuese etj.

Top Channel