Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se pala serbe ka mbetur e bllokuar në pikëpamjet e një bote të dalë jashtë mode.

“Duket sikur ata kanë ardhur me pikëpamjet e hershme, kur në të vërtetë gjendja ka ndryshuar”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës.

Megjithatë, ajo ka nënvizuar se njëfarë ndryshimi në qëndrimin e palës tjetër ka dhe e ka cilësuar homologun Borko Stefanovic si një person “të respektueshëm”.

Bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit nisën më 8 mars në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE dhe SHBA. Nga bisedimet paraprake ato rezultuan konstruktive.

Top Channel