Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i ka bërë një ftesë për dialog opozitës, por vetëm partisë më të madhe të saj, LSDM-së, e drejtuar nga Branko Cervenkovski.

Në këtë mënyrë, Gruevski ka anashkaluar tërësisht partitë shqiptare, të cilat janë hedhur në bojkotin e Parlamentit bashkë me LSDM-në.

Takimi është dypalësh dhe në të do të diskutohen cështjet e ngritura në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të jenë të parakohshme.

Nga ana e tij, Cervenkovski e ka pranuar ftesën, por ka vërejtur se në takime të tilla duhet një pjesëmarrje më e gjerë politike.

Ndërsa partitë shqiptare në opozitë nuk e kanë komentuar ende këtë ftesë “diskriminuese” të kryetarit të VMRO/DPMNE-së.

Top Channel