PS: Nafta e shtetit në duart e krimit

12/03/2011 13:55

Partia Socialiste ka reaguar sot pas 11 arrestimeve të bëra dje lidhur me kontrabandën e naftës, duke bërë përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, deputeti Eduard Shalsi ka akuzuar lidershipin qeveritar se e ka lënë naftën në duart e krimit të organizuar.

“Regjimi i Sali Berishës është një regjim kusarësh. Nafta e shtetit është në duart e bandave. Berisha dhe Basha të japin llogari, të gjithë qeveritarët duhet të japin llogari”, ka deklaruar Shalsi.

Ai ka shtuar se ky është një tregues tjetër që vërteton se Berisha vodhi votat e 28 qershorit për të vazhduar vjedhjen e Shqipërisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta