Materialet zgjedhore, KQZ rrëzon akuzat
12/03/2011 11:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Socialiste për manipulime të materialeve zgjedhore.
“Materialet zgjedhore të 2009-ës u përpunuan dhe sistemuan sipas standardeve. Këto materiale janë gati për t’u dërguar në arkivën e shtetit”, ka deklaruar KQZ.
Në reagimin e tij Komisioni ka rikujtuar se, ka detyrimin ligjor që të mbajë kopje të dokumentacionit zgjedhor.
Deputeti Erion Brace denoncoi të enjten në Kuvend një tentativë, sipas tij, të KQZ për fshehjen e vjedhjes së votave të 28 qershorit nëpërmjet manipulimit të materialeve zgjedhore.
Top Channel