Lushnje, furgoni përplas trajlerin me tulla
12/03/2011 12:10
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar në Lushnje, ku një furgon ka goditur një trajler të ngarkuar me tulla.
Sipas informacioneve të fundit, ka përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i furgonit, shtetasi Fatmir Telhai.
Ndërkohë, burime policore kanë deklaruar se nga hetimet paraprake rezulton se fajtor për aksidentin, të ndodhur pranë fshatit Dushk, ka qenë pikërisht drejtuesi i furgonit.
Sipas burimeve, dyshohet që ai të mos e ketë kontrolluar dot mjetin e tij për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte.
Top Channel