Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi kanë dhënë sqarime para Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën e 22 marsit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja lokale “Koha Ditore”, sipas të cilës secili nga zyrtarët ka dhënë variantin e vetë, i pari duke depozituar një dokument prej 10 faqesh, ndërsa i dyti duke paraqitur programin e Kuvendit të datës së muajit të kaluar.

Përgjigjet e tyre janë bërë brenda 10 ditëve, pas padisë që partitë opozitare LDK dhe AAK i bën në Kushtetuese zgjedhjes së Pacollit president.

Deputetët e këtyre partive kanë shprehur bindjen e tyre se gjatë zgjedhjes së presidentit nuk është respektuar neni 86 i Kushtetutës.

Polemikat më të mëdha u ngritën pasi mediat publikuan disa sms të dërguara mes këshilltarit të Pacollit dhe ambasadorit amerikan Dell, që tregonin për presione të ushtruara nga ky i fundit.

Top Channel