Një 20-vjecare kosovare ka humbur jetën në Itali si pasojë e një helmimi të shkaktuar nga monoksidi i karbonit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave kosovarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, po qëndronte në një makinë me të dashurin e saj pakistanez.

Sipas policisë, hipoteza më e mundshme është që ata të kenë ndezur makinën për t’u ngrohur dhe për pasojë janë vrarë nga monoksidi i karbonit, që është cliruar dhe ka pushtuar garazhin e përmasave të vogla.

Top Channel