Dy aksidente, katër të plagosur
12/03/2011 20:35
Dy aksidente kanë ndodhur gjatë pasdites së sotme me pasojë plagosjen e katër personave.
Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Dragostunjë, ku një makinë me targa greke ka dalë nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur shtetasit Jashar dhe Resmi Metaj, të cilët janë dërguar për në Spitalin Ushtarak.
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Graçen, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Elio Mici, 35 vjeç dhe Polikron Maze, 48 vjeç.
Top Channel