Dibër, digjen pemet frutore
12/03/2011 20:55
Një sipërfaqe e madhe e mbjellë me pemë frutore është shkatërruar nga një zjarr i fortë që përfshirë gjithë zonën që ndodhet në fshatin Dohoshisht të Dibrës.
Zjarri i rënë është përhapur menjëherë pasi është ndihmuar dhe nga era e madhe gjë që ka bërë të mundur të digjen disa hektarë me pemë frutore pronë e fermerëve të këtij fshati.
Flakët vijuan për orë të tëra dhe nuk është bërë e mundur ndërhyrja e zjarrëfikësve për mungesë të rrugës.
Në këtë sipërfaqe toke janë mbjellë pemë si molla dhe gështenja.
Top Channel