Bulqizë, plagoset rëndë 26-vjecari

12/03/2011 11:00

Një i ri 26-vjecar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, pasi është sulmuar nga dy persona të tjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i riu ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me mjete të forta.

Sipas burimeve, agjentët e anti-krimit që po ndjekin cështjen kanë shpallur në kërkim dy persona, shtetasit Asllan dhe Hamza Osmani.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dyshimet për motivet e agresionit bien në pistën e hakmarrjes.

Top Channel