Berisha: Zgjedhjet, do të fitojmë

12/03/2011 14:10

Nga Fieri kryeministri Berisha ka sulmuar opozitën, qendrimin e së cilës ai e lidhi me dëshirën, sipas tij, të kryesocialistit Rama për të marrë karrigen e kryeministrit, pavarësisht kundërshtisë me votë të shqiptarëve. (UPDATE)

Kreu i qeverisë tha se pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit, rivali i tij Rama do të humbë në 8 maj edhe postin e kryebashkiakut.

“Do të humbasë dhe këtë që ka në Bashkinë e Tiranës, dhe do të rrijë pa karrige për një periudhë shumë të gjatë. Nuk mund të ketë karrige me politikën e mashtrimit, nuk mund të ketë karrige me politikën e mohimit nuk mund të ketë karrige me politikën e shkatërrimit”, është shprehur Berisha.

Berisha ka sulmuar Partinë Socialiste, që sipas tij, nën drejtimin aktual është shndërruar në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

“Le të bëjmë ne, gjithçka që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. Të shndërrisin para nesh para botës si drita e diellit sot. Të respektojmë ne vullnetin e njeri-tjetrit, të votojmë të gjithë sëbashku alternativën e vlerave, të ndjekim ne politikën e vlerave, politikën e interesave tona fisnike, të fëmijëve tanë të komunitetit ku jetojmë”, theksoi Berisha.

Kryeministri ishte në fshatin Frashër ku inaguroi rrugën me gjatësi 28 km me vlerë 436 milionë lekë dhe që lidh fshtrat e tre komunave Zharrëz, Trum e Kuman.

Top Channel