
Barcelona është e vendosur të kryejë një merkato të fuqishme gjatë verës, në mënyrë që të sigurojë për shumë vite në vazhdim statusin e dominueses së futbollit europian.
Për të arritur këtë qëllim, Fabregas dhe Pato janë shndërruar në dy objektivat kryesorë të kalatanasve, të paktën sipas asaj që lajmëron sot e përditshmja sportive “AS”.
Sulmuesi 22-vjeçar i Milanit është vënë në vëzhgim të vazhdueshëm nga Zubizarreta, drejtori sportiv i klubit katalanas.
Nuk është e lehtë të bindësh kuqezinjtë të ndahen prej yllit të tyre, por Barcelona do të këmbëngulë tek borxhi që italianët i kanë pas blerjes së Ibrahimovic-it.
Gjithsesi, nëse për ndonjë arsye nuk do të bëhet e mundur blerja e brazilianit, atëherë vëmendja do të përqendrohet tek Nilmar, një tjetër brazilian, aktualisht në radhët e Villareal-it.
Top Channel