Pas ngjarjeve tronditëse që erdhën nga Japonia, qeveria e Kosovës është vënë në lëvizje për t’u interesuar mbi gjendjen e pesë shtetasve të saj që ndodhen në vendin aziatik.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Prishtina ka kontaktuar ambasadën e saj në Tokio, nga e cila është informuar se 5 personat janë të sigurt.

Sipas njoftimit, ata nuk ndodhen në zonat e prekura nga tërmetet dhe tsunami dhe janë nën kujdesin e ambasadës kosovare.

Mediat saktësojnë më tej se mes pesë personave në fjalë janë edhe ambasadori kosovar në Japoni, si dhe personeli i vogël i ambasadës.

Top Channel