Schumacher, më i shpejti në Montmelo
11/03/2011 15:30
Në ditën e katërt të testeve të Formula 1 në Montmelo, Michael Schumacher ka qenë protagonisti kryesor duke regjistruar kohën më të mirë.
Piloti gjerman i Mercedes ndaloi kronometrin në kohën 1’21”268 duke arritur kështu kohën më të shpejtë të katër ditëve të këtyre provave që po zhvillohen në Spanjë.
Pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, i cili regjistroi kohën 1’21”614.
I treti u rendit Nick Heidfeld me Renault.
Kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel nuk pati një ditë të mirë sot duke regjistruar kohën e shtatë më të mirë me makinën Red Bull.
Top Channel