
Kërkesa e një skuadre fshati me 400 banorë në Francë për të blerë Lionel Messi-n i kushtoi një pezullim 6-mujor presidentit të saj, Cedric Enjolras.
Ekipi i Bornit militon në një kategori amatore franceze, në krahinën e Luarës. Gjatë merkatos dimërore, ata i paraqitën një ofertë Barcelonës për fituesin e Topit të Artë, argjentinasin Messi.
Pasi presidentin zbuloi kontaktet e tij fantastiko-shkencorë për kontraktimin e Messi-t, FFF vendosi një pezullim gjashtë mujor ndaj Enjolras-it.
”Për prezantimin e ofertave të skuadrave të vogla është e domosdoshme të plotësohet një formular nëpërmjet internetit. Unë vendosa të prezantoja ofertën time duke shkruar emrin Messi, datëlindjen e tij dhe klubin në të cilin luante.
Më pas, kërkesa ime u nis nga Liga Franceze për në Federatën Franceze, por ajo nuk e transmetoi në Federatën e Spanjollës. Këta të fundit më pezulluan me gjashtë muaj për një shaka mes miqsh”, deklaroi presidenti i Bornit”.
”Mund të ketë qenë një shaka, por ne jemi këtu për të gjykuar faktet”, deklaroi një zyrtar i FFF-së rreth ngjarjes.
Top Channel