Bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit janë të destinuara të dështojnë, pavarësisht optimizmit të krijuar nga takimi i parë.
Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Zëri”, sipas të cilës shkak për këtë dështim është pozicioni i pandryshueshëm i Serbisë rreth statusit të Kosovës.
“Përkundur toneve optimiste të zyrtarëve të Bashkimit Evropian për atmosferën e takimit të parë mes delegacioneve, tashmë në të dyja vendet janë shtuar presionet kundër bisedimeve”, shkruan gazeta.
Sipas saj, është krijuar edhe një lloj bindjeje se në favor të këtij procesi nuk është as Prishtina dhe as Beogradi, por vetëm Bashkimi Evropian.
“Gjithësesi, elitat politike qeverisëse në të dyja vendet dhe udhëheqësit ndërkombëtarë vazhdojnë të shpresojnë se ky proces, hap pas hapi, do të sjellë rezultate pozitive”, shkruan më tej “Zëri”.
Top Channel