Për të tetën ditë rresht është zhvilluar pasditen e sotme në Zagreb protesta kundër qeverisë dhe kryeministres Jadranka Kosor.

Sipas raportimeve të agjencive kroate, protestuesit kanë qenë rreth 400 persona dhe nga ora 18:00 kanë marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.

Ashtu si dhe në ditët e para, ata kanë kërkuar largimin e ekzekutivit aktual, të cilin e akuzojnë për korrupsion, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, ashtu sikurse dje, kryeministrja Kosor ka deklaruar sërish se, në fillim do të implementohen bisedimet për anëtarësimin në BE dhe pastaj do të caktohet një datë për zgjedhjet.

Kroacia është vendi ballkanas që ndodhet më pranë anëtarësimit në BE, pasi ka përmbushur 28 nga 35 kapitujt e procesit të bisedimeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta