Turizmi, Kroacia heq vizat për rusët
10/03/2011 20:35
Për t’u bërë një vend sa më tërheqës për turistët e huaj, Kroacia ka vendosur të heqë regjimin e vizave për vizitorët me etni ruse.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave vizat do të hiqen për rusët, ukrainasit dhe banorët e disa ish-republikave sovietike.
Burimet saktësojnë më tej se vendimi në fjalë do të hyjë në fuqi më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor, kur mbyllet përfundimisht edhe sezoni turistik.
Top Channel