
Presidenti shqiptar, Bamir Topi ka theksuar nga Shkupi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me ambasadorin amerikan Philip Reeker, me të cilin përshëndeti nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Nisja e bisedimeve përbën një hap në drejtimin e duhur, janë shprehur Topi e Reeker duke shtuar se, pavarësia është një realitet i paprekshëm dhe i pandryshueshëm.
Topi ndodhet në Maqedoni me ftesë të homologut Gjorgje Ivanov, bashkë me të cilin ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të qendrës përkujtimore të Holokaustit për hebrejtë e Maqedonisë.
Përvec takimit me Ivanov, Topi është takuar edhe me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, si dhe me homologun malazez Filip Vujanovic.
Në takimin e zhvilluar me ambasadorin amerikan është diskutuar edhe mbi zgjedhjet e 8 majit, pavarësinë e institucioneve kushtetuese në Shqipëri dhe stabilitetin në rajon.
Top Channel