
Tenisti më i mirë në botë, Rafael Nadal, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Masterin e Los Anxhelosit, të quajtur ndryshe “Indian Wells”.
Xhaxhai dhe trajneri i numrit një në botë konfirmoi udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atë që është kompeticioni i parë i rëndësishëm ku spanjolli merr pjesë që prej dëmtimit në Grand Slemin e Australisë.
Një javë më parë, Nadal u rikthye të luante në një turne dytësor në Sharlërua, në Belgjikë.
Ai ka arritur të fitojë dy herë titullin në pistën e shpejtë dhe me gomë të Indian Wells, në vitet 2007 e 2009, ndërsa mbërriti deri në katërshe në vitet 2006, 2008 dhe 2010.
Duke nisur nga Indian Wells-i, Nadali përballet me fazën më të rëndësishme të sezonit, pasi deri në Grand Slemin e Wimbledonit, pasi do të mbrojë shumicën e pikëve që e rendisin në vendin e parë.
Spanjolli do të vërë në lojë 7 765 të pikëve nga 12 390 që akumulon, në këtë periudhë kohore.
Top Channel