Rusia ka përshëndetur fillimin e bisedimeve direkte mes Beogradit dhe Prishtinës, duke i vlerësuar ato si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemin e Kosovës.

“Ne e mirëpresim fillimin e dialogut. Jemi të bidnur se zgjidhja e qëndrueshme e problemit të Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është e mundur vetëm përmes negociatave”, ka deklatuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandar Llukashevic.

Ai u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë për qëllim sigurimin e paqes dhe të rendit. “Ato janë e vetmja alternativë ndaj hapave të njëanshëm që bien ndesh me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, ka shtuar Llukashevic.

Top Channel