Prec Zogaj, poezitë në anglisht

10/03/2011 20:25

Shquhet për librat e tij me publicistikë politike, por janë poezitë ato që kanë tërhequr vëmendjen e Universitetit të njohur amerikan të Dallasit, në Teksas.

Shtëpia Botuese e këtij universiteti ka përzgjedhur 50 poezi të Prec Zogajt, të cilat janë përkthyer dhe botuar së fundi edhe në anglisht.

Është fjala për disa nga poezitë më të mira të krijimtrarisë poetike të Zogajt, të 20 viteve nga 1989-2008. Vëllimi poetik dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, titullohet “Ngjarje në Tokë” dhe është përgatitur nga studiuesi Gjekë Marinaj.

“Është një ngjarje për mua së pari, por nëse është për poezinë shqipe, aq më mirë. Përkthimi i cdo poezie në anglisht është ngjarje. I besoj shijes së komisionit që ka pranuar botimin e këtij libri”, deklaron Zogaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta