Mjeku: Nuk dihet rikthimi i Kubica
10/03/2011 14:30
Mjeku i ekipit lotus Renault, Riccardo Ceccarelli, është shprehur se është e pamundur të thuhet se kur mund të rikthehet në pistë polaku Robert Kubica, i cili pësoi një aksident të rëndë me makinat Rally në fillim të shkurtit.
“Nuk mund të them se kur mund të rikthehet. Askush nuk mund të thotë se si dhe kur do të rikthehet. E vetmja gjë e sigurtë është që kirurgët kanë bërë një punë të shkëlqyer”, u shpreh Ceccarelli.
Më pas, shtoi: “Kubica po merr veten shumë shpejt si nga psikologjike, ashtu edhe nga ajo fizike. Gjithçka po ecën shumë mirë, por nuk mund të parashikojmë asgjë.”
Top Channel