Megan Fox, dështim në filmin e ri

10/03/2011 11:40

Edhe pse Megan Fox është munduar shumë të impresionojë me veshjen në filmin e saj të ri, nuk ia ka arritur qëllimit.

“Passion Play”, filmi me protagoniste aktoren 24-vjeçare që është shfaqur për herë të parë në Festivalin e Filmit në Toronto në shtator të vitit të kaluar, do të dalë direkt në DVD.

Pas kritikave të shumta, producentët e filmit kanë menduar që të mos shpenzojnë më për të. Ky është një dështim tjetër në karrierën e Fox që kur “u nda” nga saga ‘Transformers’.

Mickey Rourke, Bill Murray dhe Kelly Lynch janë disa nga protagonistët e tjerë të “Passion Play”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel