
Vrasja e një fëmije 13 vjec në malet e fshatit Uglar në Gjilan ka shkaktuar indinjim mes banorëve shqiptarë.
Ata akuzojnë për krimin banorët fqinjë serbë, ndërkohë që policia nuk ka ende asnjë pistë të saktë hetimi.
Familjarët e viktimës akuzojnë për vrasjen e fqinjët serbë të fshatit Pasjan. Pikërisht kjo mund të cojë në konflikt me karakter ndëretnik.
Për ngjarjen në fjalë, policia ka marrë në pyetje mbi 10 persona, megjithatë ende nuk ka një emër konkret për autorësinë e krimit makabër. Nga ana e tyre, familjarët e viktimës kërkojnë që krimi të zbardhet sa më parë.
Për të ngushëlluar familjen ishte edhe Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli.
“Drejtësia duhet ta zbardhë sa më parë këtë akt barbar”, tha në takimin me familjarët presidenti Pacolli.
Vrasja është dënuar edhe nga partitë politike në Kosovë, si dhe nga shoqëria civile.
Top Channel