Francescoli: Messi, më i mirë se Maradona

10/03/2011 13:00

Ish-futbollisti legjendar uruguajan, Enzo Francescoli, mendon se Lionel Messi është më i mirë se legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

“Mbase do të habiteni, por për mua Messi është më i mirë se Maradona”, u shpreh ish-futbollisti i River Plate.

“Messi ka mundësi për më shumë, do të rritet edhe më shumë në lojën e tij dhe besoj se do të fitojë të paktën edhe dy herë të tjera Topin e Artë”, theksoi Francescoli.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, shprehu habinë e tij në ‘Twitter’ për golin e parë të Messit në ndeshjen e ditës së martë ndaj Arsenalit: “Atë gol është e pamundur ta shënosh edhe në Playstation”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta