Shkup, Kalaja do qendrojë e mbyllur
09/03/2011 21:25
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka bërë të ditur se Kalaja e Shkupit do të qendrojë e mbyllur për vizitorët deri në zbardhjen e incidentit të 14 shkurtit.
“Kalaja do të mbetet e mbyllur për opinionin më të gjërë dhe vizitorët derisa do të ketë një zgjidhje gjyqësore të incidentit mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të ndërtimit të kishës-muze”, ka deklaruar ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska.
Më 14 shkurt në Kalanë e Shkupit u përleshën të rinj shqiptarë dhe maqedonas, lidhur me ndërtimin e një kishe-muze nga ana e qeverisë.
Lidhur me këtë ngjarje janë nën hetim mbi 60 persona, mes të cilëve është edhe kreu i Lëvizjes “Zgjohu”, Artan Grubi.
Top Channel