Reshje të dëndura dëbore dhe një erë e fortë kanë rënë në orët e fundit në Greqi. Shumë shkolla janë mbyllur, janë regjistruar probleme me trafikun tokësor dhe detar, ndërkohë që disa zona të kryeqytetit kanë qenë pa energji elektrike.

Për të mos rënduar më tej situatën e vështirë, punëtorët e transportit publik kanë ndërprerë një grevë 24 orëshe që duhet të mbahej sot kundër politikës së ashpër të qeverisë.

Situata pritet të përmirësohet ditën e nesërme.

Top Channel