Vizita zyrtare treditore e ministrit të Jashtëm turk Ahmet Davutoglu në Greqi interpretohet nga Athina dhe Ankaraja si një vazhdim i përpjekjes për marrëdhënie më të mira midis dy vendeve fqinje, të cilat janë forcuar gjatë vitit të kaluar me takimet e kryeministrave Papandreu dhe Erdogan.

Davutoglu ka përsëritur në kryqytetin grek pas takimit me homologun e tij Droutsas, se qëllimi i të dy palëve është të kthehet Egjeu në një det të paqes, të besimit dhe të interesave të përbashkëta.

“Kemi kalaur pragun e negativitetit psikologjik dhe kjo më duket se është shumë pozitive. Dhe për këtë arsye besoj se cdo negocim dhe cdo bisedë nuk do të përballojë asnjë pengesë”, ka deklaruar Davutoglu.

Shefi i diplomacisë turke ka theksuar qëndrimin e prerë të vendit të tij për një zgjidhje të plotë të cështjeve të sheldit kontinental, të kufirit ujor dhe ajror mbi Egje.

Përsa i përket shkeljeve të hapësirës ajrore për të cilat shpes herë Athina akuzon Ankaranë, Davutoglu ka kujtuar se jo gjithë Egjeu i përket Greqisë, duke kërkuar një frymë konstruktive besueshmërie midis dy vendeve.

Dy ministrat kanë shprehur optimizmin se prej 1996-ës, kur dy fqinjët arritën për pak në një konflikt të armatosur midis tyre, tashmë marrëdhëniet janë vendosur në një rrugë të mirë.

“Përpjekja që është duke u bërë nga të dyja palet është një përpjekje serioze dhe e sinqertë. Ne mendojmë se kemi një detyrim qe të provojmë, sepse kjo është një mundësi reale për të dy vendet tona”, ka deklaruar nga ana tjetër Droutsas.

Për dekada të tëra kufijtë e Egjeut dhe cështja qipriote kanë ndarë Turqinë dhe Greqinë, por vitet e fundit Athina përkrah integrimin e Ankarasë në BE.

Nën syrin e rreptë të qeverisë greke, Davutoglu viziton Traken dhe minoritetin mysliman të kësaj zone, që është bërë shpesh herë molla e sherrit midis dy vendeve.

Top Channel