
Ende nuk është bërë e ditur nëse pagat me rritje do të merren në Kosovë, ashtu siç ishte premtuar nga kryeministri Hashim Thaçi gjatë fushatës elektorale.
Kjo pasi qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, zyrtarë të të cilit po qëndrojnë në Kosovë.
Megjithatë, në qeverinë e Kosovës besojnë se do të harmonizojnë buxhetin me FMN-në brenda kësaj jave.
Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se, “ndjehet optimist se deri të premten do të përmbyllet gjithçka sipas politikave të qeverisë dhe programit të FMN-së”.
Kurse ministri i Ekonomisë dhe Financave është shprehur më qartë se, pjesë e këtij harmonizimi është edhe vendimi i qeverisë për pagat me rritje dhe se shpreson që në takimet e ardhshme do të harmonizohen në tërësi me FMN-në.
Këto deklarata u bënë në mbledhjen e qeverisë, ku po ashtu i është dhënë mbështetje propozim vendimit për ofrimin për tender dhe shitje të 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Top Channel