
Anëtarët e këshillit bashkiak të Korcës kanë kërkuar përmes një deklarate largimin e konsullit grek Theodhoros Ikonomu dhe zëvendësimin e tij me një tjetër diplomat, duke shpallur dhe bojkotin ndaj cdo aktiviteti të ndërmarrë prej tij. (UPDATE)
Pas diskutimeve të gjata mes anëtarëve lidhur me këtë kërkesë, është përpiluar deklarata, e cila më pas nuk është lexuar publikisht por është miratuar me shumicë votash si kërkesë me pjesëmarrje të të dyja palëve politike.
Në këtë deklaratë kërkohet nga qeveria shqiptare dhe ajo greke zëvendësimi i konsullit Ikonomu për shkak të deklaratave të tij të papërgjegjshme.
Si reagim ndaj deklaratave të konsullit, anëtarët e këshillit bashkiak kanë deklaruar se duan t’i kujtojne atij se Korca dhe jugu i Shqipërisë s’kanë asnjë lidhje me Vori Epirin. Deklarata është shpërndarë për mediat.
“Konsullata greke është ngritur për të forcuar marrëdhëniet. Lidhjet historike mes dy vendeve janë forcuar nga prania masive e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe nuk do lejojmë që këto marrëdhënie të cënohen nga konsulli Ikonomu, që bën deklarata nacionaliste. Kërkojmë zëvendësimin e tij me një konsull që t’i shërbejë marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim nga ana e anëtarëve të këshillit bashkiak ka ardhur menjëherë pas rikthimit të konsullit grek Ikonomu në Korcë.
Top Channel