Korçë, këshilli bashkiak kërkon largimin e Ikonomu
09/03/2011 12:25
Këshilli bashkiak i Korçës kërkon largimin e konsullit grek, Theodhoros Ikonomu dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e qeverisë për largimin e tij.
Anëtarët e Këshillit sqaruan përmes një deklaratë se “Korça nuk ka lidhje me Vorioepirin”.
Konsulli grek i Korçës është paraqitur në detyrë në konsullatën e qytetit juglindor pas një mungese 3 javore.
Burime diplomatike thonë se konsulli po përgatit dorëzimin e detyrës së tij në Shqipëri, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke për tërheqjen e diplomatit të përfshirë në një skandal me deklarimet e tij për qytetin e Korçës si një Vorioepir.
Top Channel