
Yje të Brazilit kampion bote në vitin 1994 dhe 2002 mposhtën 6-4 një përfaqësuese çeçene, në një ndeshje të organizuar prej presidentit të krahinës separatiste, Ramzan Kadyrov.
Ai deklaroi se organizoi ndeshjen, ku realizoi një dopietë, për të treguar se Çeçenia është rimëkëmbur nga vitet e luftës për pavarësi nga Rusia.
Kadyrov, një njeri i besuar i Kremlinit, bëri të mundur që kryeqendra e krahinës, Grozni, të vizitohej prej yjeve si Romario, Dunga, Bebeto dhe Cafu.
Kadyrov është akuzuar gjerësisht më parë për abuzim me të drejtat e njeriut dhe ai konsiderohet si një njeri i urryer dhe i korruptuar, nga shumë çeçenë që vazhdojnë të ëndërrojnë një shtet të pavarur.
Kadyrov deklaroi se brazilianët nuk morrën asnjë pagesë, por erdhën deri në Çeçeni në një shenjë falenderimi për kontributin e tij financiar për të përmbyturit e Rio de Zhaneiros.
Deklarata është pak e besueshme dhe besohet se lojtarët e dy përfaqësueseve kampione bote fituan shuma të rëndësishme për të udhëtuar deri në Çeçeni.
Përpara ndeshjes, 34-vjeçari Kadyrov dhuroi një shfaqje personale në stadiumin e tejmbushur, duke kërcyer një valle tradicionale dhe duke brohoritur “Allahu është i madh”, përpara se fishekzjarret të lëshoheshin dhe të këndohej himni i Rusisë.
Në përfundim të ndeshjes, Dunga, i cili ishte edhe trajner edhe lojtar i përfaqësues braziliane, nuk pranoi të zbulonte nëse ekipi i tij kishte toleruar apo jo ndaj çeçenëve.
Nga tjetër, përfaqësuesja e krahinës përbëhej nga lojtarë aktualë të Terek Groznit, nga ish-futbollistë të kombëtares së Bashkimit Sovjetik e Rusisë, si dhe nga mesfushori gjerman, Lothar Matheus, i cili aktualisht ëshët trajner i Bullgarisë.
Top Channel