Pothuajse 300 emigrantë në Greqi i dhanë fund grevës 6-javore të urisë, pasi qeveria i ofroi një marrëveshje për zgjidhjen e kërkesave të tyre për leje qëndrimi.

Lajmi i publikuar pak më parë në mediat greke nuk ofron shpjegime rreth detajeve të marrëveshjes, por besohet se emigrantët do të marrin leje të përkohshme qëndrimi, deri në shqyrtimin e statusit të tyre të plotë.

Të paktën 50 emigrantë u dërguan në spital gjatë grevës, me disa prej tyre në gjendje të rëndë pasi pësuan kolaps të veshkave, pas marrjes së vendimit për të mos konsumuar as ujë, disa ditë më parë.

Shumica e emigrantëve grevistë janë me origjinë nga vendet e Afrikës Veriore. Ata kanë punuar në Greqi prej vitesh.

Top Channel