Ministri i FSK-së, Agim Ceku ka vizituar sot komunën e Kllokotit, ku është takuar me të rinjtë e komunitetit serb, të cilët i ka ftuar të anëtarësohen në forcën e sigurisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Ceku u ka sugjeruar të rinjve që të veshin uniformën e FSK-së.

Më pas Ceku ka vizituar edhe batalionin e brigadës së reagimit të shpejtë në Gjilan, ku është pritur nga komandanti i saj, nënkoloneli Agron Bajrami.

Bajrami e ka njohur ministrin me punën, kushtet dhe sukseset e këtij batalioni, raportojnë më tej mediat kosovare.

Top Channel