Champions, Tottenham reziston në 45’ e para
09/03/2011 21:35
Tottenham duket më pranë kualifikimit, pasi 45 minutat e para të ndeshjeve të sotme të Champions League u zhvilluan.
Milani krijoi disa raste të pastra për gol, por nuk mundi të konkretizonte. Në njërën prej tyre, Robinho u gjend i vetëm përballë me portën, por goditi dobët, duke i dhënë mundësinë mbrojtësit Gallas të largonte topin mbi vijën fatale.
Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet njëkohësisht, Costa kaloi fillimisht Valencian në avantazh në Gelserkirshten, por Farfan u përgjigj me një gol përpara fundit të pjesës. Barazimi 1-1 në fundin e ndeshjes do të dërgonte Schalke-n dhe Valencia-n në kohët shtesë.
Top Channel