Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka vlerësuar nisjen e dialogut me Serbinë, duke e vlerësuar këtë proces si pjesë të axhendës së integrimeve evropiane.

Thaci është shprehur se bisedimet po zhvillohen si palë të barabarta, me ndërmjetësimin e BE dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Për suksesin e tyre, kryeministri ka kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës, pavarësisht dështimit të rezolutës ditën e hënë.

“Ne duam dhe do të punojmë në formën e ekipeve të përbashkëta me të gjithë spektrin politik, përfshirë opozitën, si dhe me shoqërinë civile. Prandaj ne do të jemi shumë fleksibël për të punuar me të gjithë dhe për të garantuar suksesin e këtij dialogu”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel