Beqja: PS, shpresa e vetme për vendin
09/03/2011 14:10
Deputeti socialist Ilir Beqja ka deklaruar se e Partia Socialiste është e vetmja shpresë për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike dhe varfëria në të cilën ndodhet.
Ai ka theksuar se e vetmja rrugë shpëtimi është largimi i kryeministri Sali Berisha.
“Saliu e ka fajin për shtrenjtimin e shëndetësisë sepse vendosi tvsh mbi barnat. Ai nuk përfaqëson më shqiptarët, por oborrin e tij. Kurrë më shqiptarët nuk i besojnë premtimet dhe deklaratat e tij. Partia Socialiste është e vetmja shpresë për vendin. E vetmja rrugë për shpëtim është largimi i Saliut”, është shprehur Beqja.
Top Channel