Zgjedhjet, PS dorëzon kërkesën në KQZ

08/03/2011 14:20

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar si subjekt për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Depozitimi i kërkesës së partisë më të madhe të opozitës dhe e vetmja e përfaqësuar në Parlament, u bë në ditën e fundit të afatit ligjor.

Ditën e djeshme KQZ miratoi regjistrimin e 11 partive të tjera për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Vetë kryetari i PS, Edi Rama në fundjavë deklaroi nga Athina se bojkoti i zgjedhjeve nga Partia Socialiste nuk është një opsion.

Por zoti Rama nënvizoi nevojën e garancive që në këto zgjedhje të mos përsëriten problemet dhe defektet që u panë në zgjedhjet e 2009-ës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta