Woody Allen, film në Romë

08/03/2011 09:10

Karriera kinematografike e Woody Allen tashmë është transferuar në Europë.

Pas Londrës, Barcelonës, Oviedos dhe Parisit, tashmë e ka radhën Roma.

Dje, kineasti njujorkez, i cili në moshën 76-vjeçare vazhdon të xhirojë një film në vit, ka thënë në një intervistë për ‘La Repubblica’ se këtë verë do të fillojë punën për një film në kryeqytetin italian.

“Tani jam duke shkruar skenarin, kështu që e kam të pamundur të zbuloj diçka mbi filmin”, u shpreh Allen.

Filmi do të prodhohet nga studio italiane Medusa.

Top Channel