PS: Nuk do ta tolerojmë qeverinë
08/03/2011 14:30
Partia Socialiste përmes zëdhënëses së saj Megi Ajtyresa ka deklaruar se nuk do t’i tolerojë veprimet vrastare të ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe shefit të tij, kryeministrit Berisha.
Në një deklaratë për mediat, Ajtyresa ka akuzuar sërish lidershipin e qeverisë për 4 vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit.
“A mendoi Lulzim Basha për një moment të vetëm për familjarët e 4 shqiptarëve të pafajshëm që vrau garda nën urdhërat e tij? Kurrë më nuk do tolerohet Saliu dhe luli i tij që vodhën zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë dhe që më 21 janar vranë për të vazhduar të vjedhin”, ka deklaruar Ajtyresa.
Top Channel