Stuhitë e dëborës kanë shkaktuar kaos në transportin e kryeqytetit grek, Athinë, ku radha e makinave gjatë natës ka arritur në 15 kilometra.

Gjithashtu, shërbimet e transportit detar janë ndërprerë, ndërkohë që në disa zona të kryeqytetit dhe në disa ishuj ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Qytetarët grekë janë paralajmëruar që të udhëtojnë vetëm në raste të domosdoshme.

Moti i papritur dimëror filloi të godasë shtetin helen vonë gjatë së hënës, kur shumë persona po ktheheshin nga një fundjavë e gjatë.

Një autostradë kombëtare në Athinë dhe disa rrugë në periferitë veriore të kryeqytetit janë mbyllur gjatë orëve të natës dhe nuk janë hapur ende për qarkullim.

Top Channel