Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se qeveria kosovare mund të zhvillojë bisedime me Serbinë edhe pa konsensusin e Kuvendit.

Por këto bisedime, ka theksuar Krasniqi, duhet të përqendrohen tek cështjet teknike, pasi cështja e statusit është mbyllur prej kohësh.

“Bisedimet me karakter politik kanë përfunduar në Vjenë, ndërkohë që tani është koha për bisedime teknike për të rregulluar jetën e qytetarëve të të dyja vendeve”, ka pohuar Krasniqi.

Ai ka nënvizuar se me rezolutën e re që pritet të miratohet ditën e enjte do të përcaktohen vijat e kuqe për të cilat nuk duhet të negociohet.

“Ndërsa për cështje të tjera, si ato teknike, qeveria mund të bisedojë pa pyetur fare Kuvendin”, ka shtuar Krasniqi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta