Gwyneth Paltrow, kontratë për albumin e parë

08/03/2011 12:10

Gwyneth Paltrow ka nënshkruar një kontratë prej 800 mijë eurosh me studion Atlantic për të regjistruar albumin e saj të parë muzikor.

Aktorja tërhoqi vëmendjen e studiove muzikore pas rolit të saj në filmin “Country Song” dhe pas performancave në “Grammy Awards” dhe në “Oscar”.

Ky do të jetë albumi i parë muzikor për Gwyneth Paltrow, e cila është e martuar me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin.

 

Top Channel