Gërdeci kërkon drejtësi

08/03/2011 20:00

Ambasadorët kanë marrë pjesë në përurimin e projektit të çmilitarizimit dhe në hapjen e linjës së re për demontimin e municioneve të kalibrit të rëndë në ish uzinën ushtarake të Mjeksit.

Me këtë rast siç kanë qenë qendrimi për zgjedhjet ashtu ka qenë edhe ai për tragjedinë e Gërdecit për të cilën tre zyrtarët e lartë kërkuan drejtësi.

“U bënë tre vjet që kjo tragjedi nuk po gjen zgjidhje. Shfrytëzoj rastin që t’i kujtoj kujtdo që është i përfshirë në sistemin gjyqësor, përgjegjësinë, por edhe që t’i bëjnë thirrje ndërgjegjjes së tyre për të marrë të gjitha hapat e nevojshme që drejtësia të vihet në vend”, deklaroi ambasadori i OSBE-së, Wollfarth.

“Tragjedia ka ndodhur tre vjet më parë, por akoma nuk është hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Riktheksoj që është shumë e rëndësishme që të zbardhet e gjithë ngjarja nga sistemi gjyqësor”, deklaroi ambasadorja gjermane, Hollkemper.

Ndërkohë ambasadori amerikan kundërshtimin e tij për këtë ngjarje e përmblodhi në një fjali: Tragjedi të tilla nuk duhet të ndodhin më.

Top Channel